Pas përplasjeve virtuale, Fero plas komentin e fortë në foton e Noizyt

Pas përplasjeve virtuale, Fero plas komentin e fortë në foton e Noizyt

21:17, 12/07/2022

Reperët shpesh vendosen në qendër të vëmendjes- ose përmes teksteve të forta, ose përmes deklaratave të bujshme dhe ofendimeve.

Feronit Shabani i njohur thjesht si Fero ka zgjedhur këtë të dytën në një kohë kur duket se në muzikë nuk po arrin suksesin e pretenduar. Reperi i njohur ka komentuar publikisht Rigels Rajkun, i njohur me emrin Noizy, në rrjetet sociale.

Gjithaçka nisi pas një postimi në Instagram të personazhit të njohur të rrjeteve sociale, Aleks Visha.

Image

Ky i fundit ka raport të mirë miqësor me Noizyn dhe me Stresin. Visha ka publikuar një foto të Noizyt së bashku me babain e tij, krahas së cilës shkruan: “Thuani mendimin tuaj.”

Vëmendja është përqendruar në seksionin e kometeve, ku ka shkruar edhe reperi Fero. Ky i fundit ka lënë disa komente me shkronja veçmas duke ua lëne fansave në dorë interpretimin.

Por përfundimi në të cilin kanë dal pjesa më e madhe e tyre po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale.

Siç shihet në videon më poshtë, që po qarkullon në TikTok, ndjekësit i kanë bashkuar “shkronjat” që Fero la në komente për Noizyn, duke nxjerrë në përfundim frazën ofenduese: “P*dh mashkull.”

@yxngsonn W or L 💀 #fero #noizy #fypage #aleksvisha #violation #viral #edits #albanians ♬ original sound - SONN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco