E para ishte Chiara Ferragni, zbulohet emri i dytë që do të prezantojë 'Sanremo-n'

E para ishte Chiara Ferragni, zbulohet emri i dytë që do të prezantojë 'Sanremo-n'

19:20, 12/07/2022

Amadeus na surprizoi të gjithëve kësaj here, teksa vazhdon të japë më shumë informacion rreth Festivalit të 73-të të Sanremos. Në edicionin e mbrëmshëm të lajmeve italiane TG1, Amadeus zbuloi se Gianni Morandi do të jetë bashkë-prezantues i pesë netëve të Festivalit i cili do të mbahet në shkurt 2023!

Kjo do të jetë hera e tretë që Gianni do të prezantojë Sanremon, pasi e ka bërë këtë më parë në 2011 dhe 2012. Me rreth 50 milionë disqe të shitura, ai sigurisht nuk është i panjohur për fansat e muzikës italiane, apo vetë Festivalin e Sanremos.

Image

Ai konkurroi shkurtin e kaluar në Festival ku doli i treti, me këngën e tij “Apri tutte le porte” (Hapni të gjitha dyert). Duke u kthyer pas në kohë kujtojmë se ai fitoi Sanremon në 1987, doli i dyti në 1995 dhe i treti në vitin 2000.

Karriera mbresëlënëse e Gianni-t nisi në vitin 1962 kur ai bëri debutimin e tij si artist.

Gianni ka gjithashtu përvojë në Eurovizion, pasi përfaqësoi Italinë në vitin 1970 në Amsterdam me këngën “Occhi di ragazza” (Sytë e vajzës),  ku u vlerësua me vendin e 8-të.

Në qershor, Amadeus në rolin e tij si Drejtor Artistik i Sanremo-s, njoftoi se influencuesja dhe superylli italian Chiara Ferragni do të prezantojë së bashku me të netët e hapjes dhe mbylljes së Festivalit (e martë dhe e shtunë), si dhe një përmbledhje të asaj që do ndodhë në çdo mbrëmje gjatë Festivalit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco