Shpenzoi shumën marramendëse për tu dukur si Kim Kardashian, pendohet modelja

Shpenzoi shumën marramendëse për tu dukur si Kim Kardashian, pendohet modelja

18:15, 12/07/2022

Jennifer Pamplona një ish-modele braziliane ka shpenzuar më shumë se gjysëm milion euro për tu dukur si Kim Kardashian.

Ish-modelja ka kryer një numër të madh operacionesh plastike për t’i ngjarë yllit televiziv. Por e gjithë kjo përpjekje e “shtrenjtë”, i ka shkuar dëm dhe tani kërkon të rikthehet siç ishte. Për këtë process asaj i duhen edhe 100 mijë euro të tjera.


Image

29-vjeçares, e cila jeton në Dubai i janë dashur plotë 7 vite për të keyer të gjitha operacionet e nevojshme.

Image

"Doja t’i ngjaja Kim Kardashianit, por tani dua të kthehem vetvetja. U mërzita me njerëzit që më thonin Kim Kardashian. Nuk dua më të jem hija e dikujt tjetër. Fitova famë dhe para me pamjen time të re, por tani dua të dukem si më parë”,”-është shprehur Jennifer Pamplona në një deklaratë.

Image

Nga ana tjetër Kim Kardashian është akuzuar se po gënjen pasi pretendon se ka bërë vetëm botox të fytyrës por disa kirugë plastikë nuk ndajnë të njëjtin mendim me yllin e “KUWTK”. RadarOnline.com zbuloi ekskluzivisht se disa mjekë besojnë se ylli i Kardashians mund të ketë pasur implante në faqe që datojnë që nga viti 2018. Pas grabitjes në Paris, Kim bëri një pushim tre-mujor nga rrjetet sociale dhe me sa duket u rishfaq si një grua krejtësisht e re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco