Ja cili do të jetë konkurrenti i dytë në emisionin 'Dancing with the Stars'

Ja cili do të jetë konkurrenti i dytë në emisionin 'Dancing with the Stars'

16:56, 12/07/2022

Programi i famshëm i kërcimit “Dancing with the Stars” pritet të rikthehet në ekranin e Top Channel shumë shpejt në shtator. Në rolin e moderatores do të jetë Bora Zemani dhe aludohet se në ‘Gold Room’ do të jetë Donaldi, por mbetet një thashethem deri më tani.

Teksa i afrohemi shtatorit më shumë detaje po zbulohen. Konkurrenti i parë është zbuluar tashmë dhe bëhet fjalë për moderatorin Isli Islami që do të jetë pjesë e spektaklit. Isli ka treguar që ka talente të shumta dhe se di të këndojë shumë mirë.

Sipas sipas ‘Kryefjala.com’ konfirmohet dhe konkurrenti i dytë i cili do jetë pikërisht këngëtari Ardit Cuni.

Image

Lori Hoxha është rikthyer në drejtimin e Top Channel dhe ka zbuluar dhe shumë surpriza të tjera. Ajo do të vijë fuqishëm së fundmi në ekran dhe thuhet se do jetë producente në emisionin “Për’puthen”.

Sipas zërave Olsa Muhameti do të largohet dhe produksionin po e merr në dorë vetë Lori Hoxha. Ka shume shanse që emisioni të ngjasojë me formatin origjinal të “Uomini e Donne”, nga ku u frymëzua fillimisht.

Të njëjtat burime zbulojnë se Lori Hoxha do të vijë si producente dhe si prezantuese në vënd të Bora Zemanit do të vijë Ori Nebiaj. Këto ndryshime duken mjaft premtuese duke shpresuar në rritje të nivelit, pasi marrim parasysh ofendimet apo zënkat mes konkurenteve apo dhe opinionistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco