Mos ndoshta ka shpresë akoma për Amber Heard?

Mos ndoshta ka shpresë akoma për Amber Heard?

09:44, 08/07/2022

Edhe pse ka për të paguar më shume se 8 milionë dollarë në dëme kundrejt ish-bashkëshortit, shpresat nuk janë shuar për Amber Heard.

Ajo mund të mos e ketë shqetësim për shumë gjatë pasi akoma pa nisur të shkruajë, ka pasur shumë bujë rreth librit të përfolur të aktores. Por sa mund të fitonte Amber prej tij?
Sipas raporteve tregimi i përfolur do të jetë një libër hakmarrjeje, tani që “ajo nuk ka asgjë për të humbur” pas betejës së saj gjyqësore.

“Amber e konsideron karrierën e saj në Hollywood të përfunduar. Ajo tashmë është në bisedime dhe është e emocionuar për këtë. Në këtë pikë, ajo nuk ka asgjë për të humbur dhe dëshiron t’i tregojë të gjitha,” tha burimi, duke shtuar se ajo nuk është “në gjendje të refuzojë paratë.”
Njerëzit presin që Amber të mos mbajë asnjë sekret në libër dhe kjo do ngjallte mjaft kureshtje tek publiku.

Heard po vazhdon të kundërshtojë vendimin e gjykatëses Penny Azcarate, që e urdhëron aktoren t’i paguajë ish-bashkëshortit të saj 8.35 milionë dollarë dëmshpërblim, një shumë dukshëm më e vogël se verdikti origjinal prej 15 milionë dollarësh i dhënë nga juria.

Avokati i Heard paraqiti një mocion pas humbjes duke kërkuar një gjykim të ri.

Në dokumentet e marra, Heard pretendoi se Depp “nuk ka të drejtë” në dëmshpërblimin që iu dha sepse karriera e tij u “shkatërrua” shumë kohë përpara se ajo të shkruante një shkrim në Washington Post, në të cilin ajo pretendonte se ishte e mbijetuar e abuzimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco