Ardian Bujupi qartëson një herë e mirë thashethemet për Jasminën!

Ardian Bujupi qartëson një herë e mirë thashethemet për Jasminën!

09:43, 08/07/2022

Këngëtari Ardian Bujupi ka publikuar deri më tani dy projekte interesante verore. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e tij “Aventura” me Noizyn, si dhe këngën e fundit me reperin Ledri Vula, “Gelato”.

“Më ka pëlqyer emri gjithnjë si tingëllon fjala “Gelato” e përdorin, italianët, gjermanët, dhe cdo kush”, - ka thënë Ardiani në një intervistë për “Pushime On Top”.

Ndërkohë i pyetur për thashethemet e fundit që po qarkullojnë për të dhe Jasminën, Ardiani u shpreh:

“Jasmina është shoqja ime, më ka ndihmuar me klipin unë i çmoj njerëzit që më ndihmojnë. C’ka ndodh në jetën personale mbetet personale”

Pra Jasmina është shoqja e tij për jetën publike, se për jetën personale mbetet personale dhe ne nuk mund ta dimë.

Me pak fjalë u përpoq të na sqaronte një herë e mirë thashethemet, por përfundoi duke na konfuzuar edhe më shumë.

Sidomos kur në mes është edhe Sabrine, vajza nga Gjermania me të cilën ai është raportuar të ketë një lidhje, por që as në këtë rast nuk është konfirmuar gjë. 

Nuk mundemi më me këtë trekëndësh dashurie.. Megjithatë sa i përket projekteve muzikore, Ardian ka konfirmuar se me këto dy këngë që ka realizuar, e ka mbyllur verën 2022, që do të thotë se të paktën me këngët nuk do të ketë një trekëndësh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco