FOTO/ Ndahet nga jeta në aktori i mirënjohur i Hollywood, luajti te Kumbari dhe ...

FOTO/ Ndahet nga jeta në aktori i mirënjohur i Hollywood, luajti te Kumbari dhe ...

20:19, 07/07/2022

James Caan, aktori legjendar i cili luajti në filma duke përfshirë ‘The Godfather’ dhe ‘Brian’s Song’, ka ndërruar jetën në moshën 82 vjeçare.

‘Me pikëllim të madh ju informojmë për ndarjen nga jeta të Jimmy-t në mbrëmjen e 6 korrikut’, -thuhet në një deklaratë të postuar në Twitter e Caan-it të enjten.

‘Familja vlerëson dashurinë dhe ngushëllimet e përzemërta dhe kërkon që të vazhdoni të respektoni privatësinë e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë.’ Shkaku i vdekjes nuk është zbuluar ende.

Gjatë gjashtë dekadave të Caan-it në Hollywood, ai luajti në filma duke përfshirë ‘El Dorado’, ‘Misery’, ‘Elf, ‘Bottle Rocket’ dhe shumë të tjerë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco