U tha se do të kthehet në 'Pirates of the Caribbean', ja si qëndron e vërteta e Depp

U tha se do të kthehet në 'Pirates of the Caribbean', ja si qëndron e vërteta e Depp

21:41, 28/06/2022

Jeta e një pirati mund të mos jetë më për Johnny Depp.

Ditën e djeshme u shfaq një raport që pretendonte se aktori po punonte për një marrëveshje prej 301 milionë dollarësh për t’u rikthyer në “Pirates of the Caribbean”.

“Disney është shumë i interesuar të rregullojë marrëdhënien e tyre me Johnny Depp”, tha një burim për “PopTopic” katër vjet pasi aktori u largua nga Disney.

“Ata kanë shumë shpresë se Johnny do t’i falë dhe do të kthehet si personazhi i tij ikonë.”

Por përpara se fansat e Depp të emocionohen shumë, një përfaqësues i aktorit i tha NBC News, “Kjo është e gjitha e sajuar”. Pra kthimi i Depp në Disney nuk është i vërtetë.

Depp luajti kapitenin Jack Sparrow në të pesë filmat, ku i fundit ishte filmi i vitit 2017 “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”.

Në maj, producenti i Pirates, Jerry Bruckheimer, i cili tani është duke punuar në dy filma të tjerë, u pyet nëse Depp do të kthehej për projektet e ardhshme.

“Jo në këtë pikë,” tha ai për The Sunday Times. “E ardhmja ende nuk është vendosur”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco