Shakira harron Piquen, këngëtarja nis pushimet në Spanjë së bashku me fëmijët e saj

Shakira harron Piquen, këngëtarja nis pushimet në Spanjë së bashku me fëmijët e saj

21:10, 28/06/2022

Shakira duket se po shijon lirinë që nga ndarja e saj me mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique.

Disa foto të fundit të këngëtares kolumbiane zbulojnë se ajo ka nisur pushimet dhe është parë duke bërë sërf.

Image

Së bashku me fëmijët e saj Milan dhe Sasha, Shakira ndodhet në Cantabria, në veri të Spanjës, në plazhin Oyambre. Është një destinacion që ajo e njeh mirë, pasi ka qenë dhe më parë në një udhëtim familjar vitin e kaluar,së bashku me futbollistin.

Ndarja e papritur e çiftit ka bërë bujë në media dhe ka shkaktuar shumë thashetheme dhe shumë spekulime. Historitë e pretendimit për tradhti nga ana e Piques po dalin në dritë.

Image

Pavarësisht se është shfaqur e lumtur në publik, Shakira , ka kaluar një periudhë goxha të vështirë, siç zbulohet nga miku i saj, këngëtari Carlos Vives .

E pyeta dhe ajo u përgjigj duke thënë se ishte e trishtuar,” tha Vives . “Ajo duhet të jetë e trishtuar, edhe unë e kam kaluar këtë”.

Image

Spekulimi i fundit për shkakun e ndarjes të Pique dhe Shakira u bë dhe problemet ekonomike. Është raportuar se çifti zakonisht nuk i përziejnë paratë e tyre dhe kështu kur Pique së fundmi i kërkoi Shakirës fonde për një investim, kjo shkaktoi probleme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco