Mos ndoshta janë akoma bashkë? Kemi të reja nga Kendall Jenner dhe Devin Booker

Mos ndoshta janë akoma bashkë? Kemi të reja nga Kendall Jenner dhe Devin Booker

19:11, 28/06/2022

Kendall Jenner dhe Devin Booker u panë sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit  më pak se një javë pasi ndarja e tyre u bë publike.

Supermodelja dhe ylli i NBA, kaluan disa kohë së bashku në Soho House në Malibu, Kaliforni këtë të dielë.

Në fotot e paparacëve, të dy dukej se ishin në humor të mirë teksa buzëqeshnin dhe flisnin me njëri-tjetrin. Në një moment, madje dukej sikur Booker po tentonte për një puthje.

Image

Gjithashtu të dielën, fansat vunë re që të dy “pëlqyen” fotot e njëri-tjetrit në Instagram.

Lojtari i Phoenix Suns pëlqeu një foto nudo të Kendall duke bërë banja dielli, më pas ajo i ka kthyer nderin pasi ka bërë like në një foto të Booker duke luajtur bejsboll.

Fansat e çiftit u tronditën javën e kaluar mes lajmeve se dyshja u nda pas dy vitesh lidhje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco