Pas suksesit të 'Fifty Shades of Grey', a është penduar Dakota Johnson për nuditetin?

Pas suksesit të 'Fifty Shades of Grey', a është penduar Dakota Johnson për nuditetin?

18:34, 28/06/2022

Filmat e “Fifty Shades of Grey” sollën një tjetër vështrim në filmat romancë dhe rezultuan një sukses i vërtetë. Aktorja Dakota Johnson, e cila luan rolin e Anastasia Steel, është në kopertinën e korrikut të revistës “Vanity Fair”. Ajo ka dhënë një revistë ku ka folur më shumë rreth filmit që i dhuroi famën dhe çfarë mendon ajo tani pas disa vitesh.

Image

Dakota u shpreh se nëse do e dinte se çfarë do ndodhte më pas ajo nuk do e kishte pranuar rolin. Filmi njihet për skenat erotike por sipas Dakotas shumë gjëra u ndryshuan rrugës.

Image

“Unë jam një person seksual dhe kur jam e interesuar për diçka, dua të di shumë për të. Kjo është arsyeja pse bëra ato filma me lakuriqësi. U nisa për të bërë një version shumë të ndryshëm të filmit që përfunduam duke bërë”- u shpreh ajo.

Kur u pyet se kush ishte problemi, studioja apo regjisori, ajo u përgjigj se ishte gjithashtu autorja e librave. Kjo e fundit pati mjaft ndikim në ecurinë e filmave.

“Isha e re. Unë isha 23. Kështu që ishte e frikshme. Thjesht u bë diçka e çmendur… Kishte shumë mosmarrëveshje të ndryshme. Unë nuk kam qenë në gjendje të flas kurrë për këtë, sepse ata dëshironin të promovonin filmin në mënyrën e duhur. Unë jam krenare për atë që bëmë në fund të fundit dhe gjithçka rezultoi ashtu siç ishte menduar, por ishte e ndërlikuar”- përfundoi Dakota.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco