'Fëmijë të dytë do të…'/ Sara Hoxha rrëfehet si rrallë herë, si i ndryshoi jeta pasi u bë nënë

'Fëmijë të dytë do të…'/ Sara Hoxha rrëfehet si rrallë herë, si i ndryshoi jeta pasi u bë nënë

22:02, 27/06/2022

Sara Hoxha me bërjen publike të lidhjes së saj me Ledri Vulën është kthyer në një nga emrat më të njohur në estradën tonë.

Ajo është shumë aktive në rrjetin e saj Instagram, ku bisedon shpesh me ndjekësit e saj. Së fundmi në një “Ask me a question”, ajo ka zbuluar nëse ka në plan të bëjë një fëmijë të dytë pas vajzës së saj, Poem Blu.

Gjithçka nisi nga kureshtja e e një ndjekësi të saj, i cili shkruan: “A do të ketë Poem një motër apo vëlla?”

Blogerja u përgjigj duke thënë se ajo dëshiron të bëjë një fëmijë të dytë, por nuk e ka vendosur se kur.

“Patjetër që do të ketë. Vetëm mos pyet kur”– shkruan Sara në Instastory.

Image

Nisur nga pyetja e një tjetër ndjekësi, Sara ka rrëfyer edhe se si ka ndryshuar jeta e saj pasi u bë nënë për herë të parë.

“A është e vështirë të kesh një fëmijë? A të ka ndryshuar?”– pyet ndjekësi, ndërsa Sara është përgjigjur: “100% po. E dëgjon shpesh por nuk mund ta kuptosh derisa të ndodh ty vetë. Është një eksperiencë shpenguese dhe një udhëtim roller coster (me shumë të mira dhe vështirësi). Mund të sakrifikosh rehatinë tënde për të tyren dhe koha nuk është më e jotja. Por ia vlen shumë.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco