Ish gruaja e djalit të Joe Bidenit tregon se si e zbuloi se ai e tradhëtonte

Ish gruaja e djalit të Joe Bidenit tregon se si e zbuloi se ai e tradhëtonte

10:43, 16/06/2022

Ish-gruaja e Hunter Biden ka treguar momentin kur zbuloi se i shoqi e tradhtonte dhe si ajo filloi të dyshonte për lidhjen e tij të më vonshme me kunatën e tij Hallie Biden, në kujtimet e saj të reja që përshkruajnë detajet e ndarjes së tyre pas 24 vite martesë.

Kathleen Buhle e cila ishte e martuar me djalin e presidentit aktual të SHBA-së Joe Biden, nga viti 1993 deri në 2017 ndan detaje të reja për jetën e saj bashkëshortore dhe betejat e ish-burrit të saj me varësinë ndaj lëndëve narkotike në librin e saj të ri: ‘ A Memoir of Marriage, Addiction, and Healing ( Një kujtim i martesës, varësisë dhe shërimit), botuar të martën.

52 vjeçarja kuptoi se jeta e saj ndryshoi përgjithmonë në fundjavën e 4 korrikut 2014.

Në atë kohë Hunter ndodhej në Meksikë dhe familja e Kathleen kishte ardhur në shtëpinë e çiftit.

Vëllai i Kathleen, Michael, duke parë fotot e udhëtimit të saj në Paris ku kishin qëndruar në hotelin  Four Seasons në iPad-in e Hunter-it, ai papritmas ndeshet me një foto të një gruaje në një dhomë të ngjashme, nga i njëjti hotel, e veshur me rroba banje.

Kathleen pwrshkruan nw librin e saj momentin kur ajo pa foton.

'Trupi im ngriu. Do të kthehem menjëherë’ thashë dhe shtërngova iPadin në gjoks ndërsa shkova në dhomën time të gjumit në pjesën e pasme të shptëpisë. Fotografia ishte e një gruaje në ballkonin e një dhome hoteli, njësoj si e jona në Paris e veshur me një mantel të bardhë “Four Seasons”.  Ajo ishte e re dhe e bukur. Fotoja ishte pak e turbullt, por ajo kishte një fytyrë në formë zemre me buzë të kuqe dhe flokë të errët” shkruan Kathleen,

Fotoja e radhës, shkruan Kathleen, e goditi atë 'si një valë e të gjithë trupit'.

“Hunteri im. Partneri im. Dashuria ime. I ulur me një mantel të ngjashëm, duke parë diçka nga poshtë dhe me sa duket i pavetëdijshëm se po fotografohej.'

Ndërsa jeta e ndërlikuar e dashurisë dhe aferat skandaloze të Hunterit janë dokumentuar mirë vitet e fundit, Kathleen pranon se nga 'të gjitha frikërat', tradhtia e tij ndaj saj ishte 'një gjë' për të cilën ajo kurrë nuk ishte shqetësuar në atë kohë. 

“Në 22 vitet tona së bashku, kurrë nuk e kisha vënë në dyshim besnikërinë e tij ndaj zotimeve të tij” shkruan ajo. 

Ajo tregon se 'i vetmi person tjetër' që i tha për fotot ishte Hallie, e cila ishte e martuar me vëllain e Hunter, Beau. 

“Hallie dhe unë kishim gjetur gjuhën e përbashkët si nuse dhe me sëmundjen e Beau, pashë forcën, përkushtimin dhe besnikërinë e saj”, shkruan Kathleen. 

“Por kur i tregova për fotot, nuk do ta harroj kurrë atë që ajo tha: “Nëse e lë atë, Kathleen, ai do të gjejë dikë tjetër dhe më pas do të duhet të jetosh me këtë”.

Kur ajo u përball me të për mashtrimin e tij, shkruan Kathleen, Hunter pretendoi se kishte qenw pesë herë, vetëm me prostitutat jashtë vendit kur ai pinte.

"Unë e di se çfarë keni bërë në Paris. E di që ishe me një grua tjetër. Unë pashë fotografi në iPad-in tuaj”, i tha ajo Hunter-it, sipas librit 

Më pas ai u përgjigj: ' Të dua Kathleen. Të dua, të premtoj.'  

'Nuk mund të më premtosh më, Hunter, sepse nuk të besoj. Nuk e di se si do të të besoj përsëri”, shkruan ajo. 

“Nuk kam bërë seks me gruan në foto. Unë premtoj. E takova në një klub. Unë isha i dehur por nuk bëmë seks”, i tha ai.  

Pikërisht kur Kathleen kërkoi që ai t'i tregonte 'të gjithëve' me të cilët kishte fjetur, Hunter më në fund tregoi se ccfarw ai kishte bwrw.

"Kanw qenë pesë herë," tha ai me bindje. Të gjitha prostitutat. Të gjitha jashtë vendit. E para ishte në Spanjë. Një shoqe biznesi dërgoi një masazhatore në dhomë dhe ajo doli të ishte një prostitutë. Nuk isha esëll. Kjo ka ndodhur.'  tha Hunter shkruan Kathleen.

'Më pas ishte një prostitutë në Meksikë ose ndoshta Kinë, ose Argjentinë ose Itali. As që më kujtohet. Dorëzimi i tij ishte i fortë dhe i palëkundur'.

“Unë mund të dëgjoja absurditetin e tregimeve të tij, por megjithatë nuk u tërhoqa. Sipas tij, këto nuk ishin pabesi emocionale, por vetëm fizike. Dhe ai kishte mashtruar vetëm kur udhëtonte jashtë vendit. Mashtronte vetëm kur pinte'. 

“Kishte ende një pyetje brenda meje që më lëndoi gjithë trupin. A më donte akoma? Kjo ishte pasiguria që mbaja me vete, thellë në shpirt.'

Kathleen paraqiti zyrtarisht divorcin nga Hunter në dhjetor 2016, duke zbuluar se dyshja ishin ndarë që nga tetori 2015 - rreth pesë muaj pasi vëllai i tij Beau vdiq nga kanceri në tru. 

Por diku mes ndarjes së tyre dhe paraqitjes së divorcit, Hunter kishte filluar të kishte një lidhje me Hallie. 

Kathleen shkruan se më vonë do të mësonte për lidhjen në nëntor 2016 kur vajza e saj Finnegan ia bëri të ditur lajmin.  

Kathleen shkruan se ajo dhe Hallie ishin mikesha të ngushta dhe se ajo i ishte gjendur pranë asaj gjatë sëmundjes së Beau.

Ajo shkruan në libër: 'Pavarësisht se çfarë veshi Hallie, ajo gjithmonë dukej e mrekullueshme'.

Por, ajo shkroi se pas funeralit të Beau, Hunter 'filloi të kalonte shumicën e kohës në shtëpinë e Hallie'. 

“Ai ishte i matur dhe mendjemprehtë, megjithatë më trajtoi si një ndërhyrje. Kur e telefonoja Hunterin te Halli, ai pranonte telefonatat e mia, por dukej i hequr. 

'Çuditërisht, ata me të vërtetë dukeshin si një familje. Ndjenja e fajit u mbështjellë rreth zemërimit tim si për ta shtypur atë.' 

Të çarat filluan të shfaqen në lidhjen e saj me Hallie-n kur Hunter fluturoi në LA.

''Kur e telefonova Hallie për ta pyetur për këtë, dëgjova zemërim në zërin e saj. Ajo tha se kishte folur tashmë me Hunter në LA dhe ai dukej mirë. Për herë të parë, ajo dukej vërtet e lodhur nga unë. Shumë shpejti ajo nuk do të më përgjigjej fare”, shkruan ajo.  

“Një nga mesazhet e mia të fundit për të thoshte se nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte dhe se ndihesha sikur po ndëshkohesha. Nuk mora vesh'. 

“Hunter dhe Hallie vazhduan të kalonin pjesën më të madhe të asaj vere së bashku dhe e gjithë kjo u duk surreale. Ata shkuan me pushime në Hamptons dhe qëndruan në shtëpinë tonë të liqenit kur unë nuk isha atje.' 

''Pasi më në fund mori prova të lidhjes së tyre në një zbulim shkatërrues nga fëmijët e saj, të cilët gjetën mesazhe mes Hunter dhe Hallie në iPhone-in e tij, ajo mori telefonin dhe zbuloi një sërë mesazhesh me gra të tjera.

“U ula në kuzhinë me telefonin e Hunterit në duar dhe gjeta shumë më tepër se çështja e tij. Ndërsa unë ndjeva sikur po humbisja mendjen, ai kishte jetuar një jetë të re të çuditshme që nuk e njihja fare'. 

''Tekstet ishin të mbushura me mallkime dhe referenca grafike seksuale. Ai ishte i keq ndonjëherë, dhe pastaj çuditërisht i butë, me dhjetëra gra – asnjë prej të cilave nuk kisha dëgjuar ndonjëherë më parë''.

"Sa kohë kishte ai duke fjetur me Hallie-n ndërsa ne hymë në zyrën e terapistit tonë së bashku dhe folëm për shërimin dhe shpëtimin e martesës sonë?"

Gjatë gjithë martesës së tyre, ajo gëzoi statusin që i solli nusja e Joe Biden.

Në spital, shtatzënë me Naomin, ajo u transferua në një dhomë private. 

“Ndërsa isha ulur në dhomën time të bukur private, letra e mjekut drejtuar Joe-t shtrirë në tavolinën e shtratit, po filloja të shihja se çfarë do të thoshte të ishe e martuar me Hunterin”, shkroi ajo.

Të jetuarit përtej mundësive të tyre erdhi në fillim të marrëdhënies së tyre në vitet 1990, duke blerë shtëpinë e tyre të parë në Delaëare për 310,000 dollarë, kur këshilltari i tyre financiar rekomandoi një buxhet prej maksimumi 170,000 dollarë. 

Kathleen e përshkruan vendimin për t'u transferuar në Delaëare si momentin që ajo 'humbi kontrollin e jetës sime', pasi kishte shpresuar të kthehej në Çikago për të qenë pranë familjes së saj.  

“Papritmas ndjeva se nuk kisha asnjë zgjedhje”, shkruan ajo. 

Ajo thotë se Hunter u përpoq ta portretizonte veten si klasë e mesme, por Kathleen - e cila ishte nga një familje e klasës punëtore në anën jugore të Çikagos - e vendosi atë në vendin e tij dhe tha: "Një fëmijë nga një familje e klasës së mesme nuk ka një sallë vallëzimi". 

''Përse Hunter ishte kaq rrëmujë: 'Pyes veten nëse jeta jonë ishte shumë e qetë për Hunter. Ndoshta ai kishte nevojë për më shumë. Joe dhe Beau të dy e përjetuan suksesin në një mënyrë shumë publike. Pyes veten nëse suksesi i tyre ndikoi tek ai.'

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco