EFEM tregon për karrierën muzikore dhe planet për të ardhmen

EFEM tregon për karrierën muzikore dhe planet për të ardhmen

14:26, 18/05/2022

Tashmë është një emër i njohur i estradës shqiptare dhe sukseset e tij po rriten çdo herë e më shumë.

Pas vetes la një vit jashtëzakonisht të suksesshëm dhe kështu ka nisur edhe 2022-ta për këngëtari nga Efem

Është një muzikant, tekstshkrues dhe këngëta Po ashtu i njohur per produksionin EFEM RECORDS në gjeneve te Zvicres që ka hyrë fuqishëm në tregun e muzikës, duke sjell hite të njëpasnjëshme.

“I pari”, “Panamera ” dhe “Shake it ” janë vetëm disa nga këngët e tij që kanë grumbulluar gjysmë millioni  klikime në YouTube.

Por, dy projekte të reja të cilat i lansoi njërën pas tjetrës, “ilegal ” dhe “shake it” janë një trampolinë siç thotë vetë ai që edhe ky vit pritet të jetë mjaft i suksesshëm për të, ndoshta edhe t’i tejkalojë vitet paraprake të karrierës së artistit.

Në një intervistë për Syrin, EFEM duke dhënë më shumë detaje, flet për sukseset e deritanishme, planet dhe synimet për të ardhmen.

Fillimisht si ka qenë viti 2021 për ju, a keni arritur t’i realizoni të gjitha planet?

2021 mund të them që ka qenë një vit i mbarë për mua sigurisht me angazhime dhe shumë punë, por i suksesshëm.

Viti 2022 ka nisur mbarë për ju, tashmë keni lansuar dy projektet të reja, sa jeni të kënaqur me suksesin e tyre deri tani?

Planet nuk kanë munguar as për vitin 2022 pasi i kam vendosur disa qëllime vetes dhe mendoi se deri tani jam në rrugën e duhur duke parë që këngët e fundit “panamera ” dhe “shake  it ” ishin një trampolinë për mua për të nisur këtë vit ashtu siç e kisha menduar.

A do të keni bashkëpunime me ndonjë artistë?

nuk dot te ketë  per Momentin dhe të them të drejtën kam pasur dhe disa kërkesa nga disa artistë të tjerë për bashkëpunime, por mbetet për t’u parë se kush do të jetë, le të mbetet befasi për momentin.

Me cilët artistë shqiptarë do të doje të kishe një bashkëpunim?

Nuk do doja të përmend emra pasi i vlerësoi të gjithë artistët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco