‘Ishte e vështirë’, këngëtarja shqiptare rrëfen ndarjen nga Amos Zaharia!

‘Ishte e vështirë’, këngëtarja shqiptare rrëfen ndarjen nga Amos Zaharia!

15:56, 15/05/2022

Amos Zaharia dhe Gigliola Haveriku i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas 6 vitesh së bashku.

E ftuar në “Next” këngëtarja ka folur rreth ndarjes duke treguar se ishte e vështirë dhe kanë vendosur të mos mbesin miq.

Ajo ka rrëfyer se ndarja e tyre ishte mjaft paqësore.

Jo vetëm kaq por këngëtarja theksoi se ka shumë respekt për Amosin.

Në fillim, ajo tha se e kishte shumë të vështirë ndarjen pas një raporti 6-vjeçar dashurie.

Më tej, Gigliola tha se nuk ka asnjë komunikim me Amosin ama nëse u rastis të shihen, padiskutim që flasin me njëri tjetrin.

Ja çfarë tha Gigliola:

“Ishte e vështirë të shkëputesha nga një lidhje e gjatë. Gjithmonë ndarja vjen si një proces dhe nuk erdhi papritmas se ndodhi ndonjë gjë e papritur apo i bëmë ndonjë gjë njëri-tjetrit. Besoj dhe nga ana e tij nuk ka asnjë problem. Unë kam shumë respekt, e dua shumë si njeri, si artist. Se 6 nuk janë pak por ndryshimi i lifestyle ishte e vështirë për mua. Kur kalova nga në një lidhje për 6 vite në single. Nuk kemi komunikim por kur shihemi flasim. Nuk e ndjej të kem shoqëri. Nuk ka sens. Se nuk ka qenë lidhje e shkurtër. Pas disa vitesh nuk i dihet se mund të kemi kalamajt në shkollë bashkë”. 
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco