Ellen DeGeneres zbulon arsyen se pse ajo dhe bashkëshortja e saj, Portia de Rossi janë bashkë

Ellen DeGeneres zbulon arsyen se pse ajo dhe bashkëshortja e saj, Portia de Rossi janë bashkë

22:09, 29/04/2022

Në episodin e fundit të The Ellen DeGeneres Show, lideri i Maroon 5, Adam Levine foli për mënyrën sesi ai dhe Ellen kishin ndikuar në jetën e njëri-tjetrit. Drejtuesja e talk show-t tregoi se në vizitën e tij të dytë në emision, Adami, pasi u komplimentua për xhupin e tij nga Ellen, ia fali asaj. Ellen vazhdoi dhe tregoi se ajo dhe gruaja e saj Portia ende e mbajnë atë edhe sot e kësaj dite.

Këngëtari 43-vjeçar zbuloi se në atë kohë ishte një gjest vendimtar për të që të kishte xhupin e tij, “Atëherë, ishte një ngjarje e madhe që ju dhashë xhupin, zotëroja vetëm katër gjëra gjithsej.”

DeGeneres më pas shtoi: “Por ajo që kam bërë në këmbim është se i vura emrin fëmijës tuaj të parë”, duke iu referuar fëmijës së Levine Dusty Rose me gruan e tij Behati Prinsloo.

Levine ra dakord dhe vazhdoi duke përmendur se në fillim, gruaja e tij “nuk e kuptoi” simbolikën e emrit, por dalëngadalë ajo u ngroh me idenë dhe kështu u quajt fëmija i tyre.

Sa i përket muzikantit, Levine gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e dashurisë së DeGeneres me bashkëshorten e vet, Portia de Rossi.

Këngëtarja e Sugar theksoi, “Edhe pse nuk dua të hyjmë në detaje pasi janë gjëra private, teknikisht jam arsyeja që t’i takove Portian”, ndërsa Ellen sqaroi, “Epo jo pse e takova, por pse ne jemi bashkë.”

Dyshja pohoi se ata me të vërtetë kanë një lidhje të veçantë me njëri-tjetrin. Levine tha: “Unë mendoj se ka kuptim që ti i vendose emrin fëmijës tim të parë dhe kështu gjithçka është ashtu siç duhet,”.

Ellen ra dakord, “E di, ne jemi shumë të rëndësishëm në jetën e njëri-tjetrit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco