Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë më pak aktive në rrjetet sociale gjatë këtij viti.
Megjithatë së fundmi, ajo ka publikuar për fansat disa fotografi të reja, duke dhënë kështu indikacione se shumë shpejt mund të pritet diçka e re nga ajo.
Ndërkohë, Rexha duket se po ndjehet e lumtur dhe më se e plotësuar edhe në jetën private.
Në imazhin e parë, ajo madje mund të shihet me dorën e kapur nga i dashuri i saj, kineasti Keyan Safyari, me të cilin është në lidhje prej dy vitesh.
© SYRI.net