'Imagjinoje më ngatërron emrin me…'/ Konkurrentja e Për’puthen bën gafën në takim me Dritanin, si reagoi ai

'Imagjinoje më ngatërron emrin me…'/ Konkurrentja e Për’puthen bën gafën në takim me Dritanin, si reagoi ai

19:57, 29/04/2022

Dy konkurrnetët e Për’puthen, Dritan Mandro dhe Rrushe Zyba realizuan një takim 4 minutësh në studio, ku kjo e fundit i ngatërroi emrin atij gjatë bisedës.

Teksa  ishin ulur përballë njëri-tjetrit, Dritani i tha Rrushes se ka shumë ndjeshmëri për të, duke shtuar se nuk mendon të njejtën gjë për të. Sipas tij Rrushja ka përfituar nga ndienjat që ka ai për të.

Konkurrentja tentoi të përgjigjej, por sapo nisi fjalinë i ngatërroi emrin Dritanit duke i thënë Astrit. Reagimi i Dritanit ishte i menjëhershëm, i cili tentoi të braktiste diskutimin, por Rrushja menjëherë i kërkoi falje.

Biseda:

Dritani: Pavarësisht gjërave që nuk i shpreh edhe i mbaj përbrenda, në realitet kam shumë ndjeshmëri.

Rrushja: Edhe unë njejtë ashtu. A nuk më kë njohur deri tani?

Dritani: Më duket sikur ti ke përfituar pak nga ndienjat e mia që kam për ty.

Rrushja: Astrit a mendon se…

Dritani: A mendon se jam Astriti?? Ja imagjinoje, më ngatërron emrin me Astritin. Më drejtohesh Atrit. Çfarë të qëndroj më shumë.

Rrushja: Më fal.

Dritani: Edhe kur bisedon me mua ke në mendje Astritin.

Rrushja: Ishim duke biseduar disa gjëra… Qenka duke më përmendur Astriti. Më fal padashje, të betohem.  Nuk e di pse më erdhi Astrit.

Dritani: Lëri këro justifikime, është shumë ofenduese. Ta kujtova unë sepse ti vazhdove bisedën as nuk e kuptove fare se çfarë the.

Image

Kujtojmë se Rrushja dhe Astriti kanë realizuar shumë takime së bashku, madje ky i fundit u bë shkak i prishjes së miqësisë së saj me Alesjan, një tjetër konkurrente në program. Astriti nuk ishte i pranishëm këtë puntatë, pasi një puntatë më parë ai mori një telefonatë para emisionit, ku e lajmëruar se baba ii tij kishte probleme me gjendjen shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco