Aktori i njohur admiroi të pasmet e saj, ja si reagoi Khloe Kardashian

Aktori i njohur admiroi të pasmet e saj, ja si reagoi Khloe Kardashian

16:46, 29/04/2022

Me pamjen e saj perfekte fizike në realitet duket se dhe statuja prej dylli e Khloe Kardashian në muzeun e famshëm ‘Madame Tussauds’ ka po të njëjtat forma tërheqëse.

Dwayne Johnson ose ndryshe i njohur si ‘The Rock’ ka bërë shaka dhe ka ‘admiruar’ të pasmet e Khloes në statujën e saj të dyllit e cila ndodhet shumë pranë statujës së aktorit të njohur.

Kur Dwayne u ndal në muzeun e dyllit të Madame Tussauds në Las Vegas për të parë ngjashmërinë e tij me statujën e re, ai ndau disa komente gazmore rreth statujës së dyllit të yllit të “KUWTK”, e cila është vendosur pranë tij.

Image

Duhet t’ju prezantoj me komshien time,” tha ai në videon virale të TikTok ndërsa po shkonte drejt figurës së Khloe. Më pas ai pozoi pranë statujës së dyllit.

“Dua të them djema, shikoni këtë. Ne dukemi shumë mirë së bashku, apo jo?“- tha ai.

Megjithatë, 49- vjeçari, vuri re se figura e Khloes e cila ishte e veshur me një bluzë të zezë me dantella dhe xhinse blu, ka disa të pasme më të mëdhaja se të The Rock-ut.

Image

Prisni një sekondë,” tha ai ndërsa po kalonte kamerën nga pjesa e pasme e statujës së tij teksa më pas pyeti personat që ndodheshin në  muze nëse ata mund të ‘shtonin pak më shumë të pasme”.

Khloe, ripostoi videon gazmore të The Rock k në InstaStories më 27 Prill, duke shkruar: “Duket sikur jam në një shoqëri të jashtëzakonshme!!! Yessss @therock.”

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco