Një fëmijë dhe dasmë? Cili çift i famshëm shqiptar do kurorëzoje dashurinë shumë shpejt

Një fëmijë dhe dasmë? Cili çift i famshëm shqiptar do kurorëzoje dashurinë shumë shpejt

16:14, 29/04/2022

Pas lajmit se boksieri i suksesshëm Robin Krasniqi do të bëhej me fëmijë vjen njoftimi se ai gjithashtu do të bëjë dasmë me modelen bukuroshe Marigona Krasniqi. Ceremonia do të mbahet në një lokal të njohur në Prishtinë më 5 maj.

Çifti po përjeton momentet më të bukura që nga lajmi se modelja ishte në pritje të ëmbël dhe se shumë shpejt do të bëheshin prindër për herë të parë.

Në postimin në Instagram, Robin shkroi:

Faleminderit Zotit që më dha dhuratat më të mira në jetë në ditëlindjen time të 35-të! Qëllimi dhe ëndrra më e bukur në jetë, Zoti po na realizon dhe na jep mundësinë të kemi familjen tonë! ”

Robin Krasniqi është përfolur dhe diskutuar shumë jo vetëm për karrierën e tij si boksier, por së fundmi edhe për lidhjen që u kthye në fejesë me bukuroshen Marigona.

Çifti e konfirmoi romancën disa muaj më parë dhe më 1 prill njoftoi lajmin e bukur të shtatzënisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco