Fero paralajmëron këngën e re pas rikthimit në 'On Records'

Fero paralajmëron këngën e re pas rikthimit në 'On Records'

09:46, 27/04/2022

Reperi i njohur, Fero javë më parë ka konfirmuar se është rikthyer në kompaninë muzikore “On Records”, nga ku ishte larguar në gushtë të vitit 2019.

Menjëherë pas ribashkimit me ‘labelin’ e njohur, reperi nga Gjilani tashmë ka filluar punën për projekte të reja muzikore.

Në një postim të radhës në llogarinë e tij në Instagram, Fero ka posutar një pjesë të shkurtër të këngës së re, duke mos dhënë shumë detaje.

“A jeni more gati? A e dini se tash tekstet e mia dalin me beat të Zzap dhe Chris”, ka shkruar Fero sipër videos ku shihet në makinë.

 

Ndërkohë, e njëjta video është publikuar edhe nga të dy producentët, Zzap dhe Chris me mbishkrimin së shpejti.

Kujtojmë që projekti i fundit i Feros është “Gjiro” që u lansua në muajin shkurt dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 500 mijë klikime në kanalin e YouTube. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco