Të gjithë po presin dasmën, por Çiljeta i bën të papriturën Albanit

Të gjithë po presin dasmën, por Çiljeta i bën të papriturën Albanit

08:20, 25/04/2022

Çiljeta dhe Albani kanë bashkë më shumë se gjashtë vite dhe të gjithë jemi duke pritur dasmën duke qenë se lidhja e tyre tashmë është konsoliduar.

Madje muajin e shkuar, Çiljeta ndau një foto të rrallë në çift dhe uroi përvjetorin e tyre të gjashtë.

“Sot gjashtë vjet bashkë, dielli im”, shkruante ajo, duke na lënë të kuptojmë se të dy po shijojnë një histori të bukur.

Por teksa të gjithë presim dasmën e tyre, Çiljeta ditët e fundit nuk e ndjek më partnerin e saj në Instagram.

Ky detaj është vënë re nga "Panorama plus" dhe kaq është dashur të nisin thashethemet se ç'po ndodh me çiftin. 

Albani ndonëse nuk është aktiv në rrjetet sociale, vijon ta ndjekë këngëtaren.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco