FOTO/ Veshja e Rita Orës në ‘The Voice Kids’ kthehet në një ‘meme’ nga ndjekësit

FOTO/ Veshja e Rita Orës në ‘The Voice Kids’ kthehet në një ‘meme’ nga ndjekësit

21:01, 24/04/2022

Rita Ora shkëlqeu si gjithmonë me dukjen e saj, duke u dukur e mrekullueshme edhe në sezonin e ri të “The Voice Australia”.


Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, u shfaq në rolin e gjyqtares në sezonin e ri e veshur me një fustan ngjyrë vjollcë të materialit saten, i cili përmbante detaje të zbukuruara rreth trupit dhe mëngë të gjata të ngushta.

Fustani me gjatësi mesatare, i dizenjuar nga ‘Sportmax’ dhe me çmim prej 800 dollarësh, ishte i gjatë deri te kofshët dhe kishte një gjerësi të veçantë te dekolteja, shkruan DailyMail.

Rita e përshtati veshjen e saj me një rimel ngjyrë vjollce dhe aksesor me byzylyk floriri, vathë në formë të rrathëve dhe një palë taka të stilit ‘stiletto’.

Pamja e guximshme e Ritës u bë shpejt një pikë debati mes fansave, me disa kritikë që e quajtën fustanin ‘të papëlqyeshëm’ dhe ‘jo të duhurin për Ritën’.

Rita ka nevojë për një stiliste… çfarë ka me fustanin e saj? Sytë e dhimbshëm dhe aspak lajkatarë. Duket sikur një 12-vjeçar ia doli”, komentoi një shikues, duke ironizuar kështu me shakanë se edhe një 12-vjeçar do ta stilonte më mirë atë fustan.

“Gëzohem që nuk jam e vetmja që habitem nga ajo që ajo ka veshur…”, u përgjigj një tjetër fanse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco