Pasi publikoi fotografi të Thaçit dhe Veselit, Getinjo flet për 1000 ndjekësit që humbi në Instagram

Pasi publikoi fotografi të Thaçit dhe Veselit, Getinjo flet për 1000 ndjekësit që humbi në Instagram

16:59, 24/04/2022

Dy vëllezërit e njohur të estradës, Mozzik dhe Getinjo, kanë treguar disa herë haptazi mbështetjen e tyre për krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Por njërit prej vëllezërve, një fotografi e publikuar me imazhin e këtyre të dyve, i kushtoi me humbjen e më shumë se një mijë ndjekësve në rrjetin social Instagram.

E lidhur me këtë çështje, reperi Getinjo ka folur së fundmi në një intervistë për “Prive”, ku ka treguar arsyet që sipas tij çuan deri në humbjen e asaj shifre të ndjekësve.

“Ma kanë hjekur ‘follow’-in nja 1000 vetë, për arsye ku me ditë pse? Ia kanë inati vëlla, nuk i duan”, tregoi ai.

Tutje, reperi emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu, tha se fatkeqësisht nuk ka arritur t’i vizitojë nga afër krerët e UÇK-së, njëlloj siç ka bërë vëllai i tij, Mozziku.

“Jo nuk kam qenë për arsye se kam pasur punë këtu, se përndryshe do të kisha qenë atje”, tha Getinjo.

I njëjti përgjatë intervistës vazhdoi të theksonte se është beqar dhe se nuk ka zhvillime të reja në jetën personale të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco