‘Shtëpi e ëmbla shtëpi’, Giorgina dhe vajza e porsalindur kthehen në shtëpi

‘Shtëpi e ëmbla shtëpi’, Giorgina dhe vajza e porsalindur kthehen në shtëpi

22:38, 21/04/2022

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez u kthyen në shtëpi me vajzën e tyre të porsalindur këtë të enjte, disa ditë pasi futbollisti konfirmoi se partnerja e tij kishte humbur vëllain binjak të fëmijës gjatë lindjes.

Sulmuesi i Manchester United ndau një postim në rrjetet sociale menjëherë pasi vajza e tyre mbërriti në shtëpi.

Në një foto të postuar në Instagram për 430 milionë ndjekësit e tij, Ronaldo, 37 vjeç, e ka përqafuar vajzën e tij ndërsa shoqërohej nga partnerja spanjolle Georgina dhe katër fëmijët e tyre – tre prej të cilëve me nënë surrogatë.

Në mbishkrimin e postimit, CR7 shkroi: 'Shtëpi e ëmbël shtëpi. Gio dhe vajza jonë më në fund janë bashkë me ne. Duam t'i falënderojmë të gjithë për fjalët dhe gjestet e bukura.

“Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe ne të gjithë ndjejmë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë. Tani është koha të jemi mirënjohës për jetën që sapo kemi pritur në këtë botë.'

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco