‘Janë tallur, por...'/ Lei Kraja tregon fillimet në karrierën e saj si moderatore

‘Janë tallur, por...'/ Lei Kraja tregon fillimet në karrierën e saj si moderatore

20:45, 20/04/2022

Lei Kraja, moderatorja e njohur shqiptare ka tërhequr vëmendjen e të gjithë publikut jo vetëm me linjat trupore seksi që ajo ka por edhe me historitë e ndryshme që tregon nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar shpesh-herë se ka qenë shumë e vështirë që të ngjithej në karrierë dhe është hasur me probleme të shumta siç është edhe mësimi i gjuhës shqipe.

Image

Së fundmi Lei, ka treguar rrugëtimin e saj ën botën e televizionit dhe rolin e moderatores.

’Jam ndjerë gjithmonë mirë, kam marr gjithmonë risqe, kam fatin që kam njerëz me eksperiencë rreth e rrotull. Nuk e lavdëroj veten, sa i përket të ftuarve, i ftoj vet, ua bëj pyetjet vet dhe këtë aspekt e bëj mirë sepse nga ana sociale jam shumë e mirë me njerëzit. Më ka ndodhur që më kanë refuzuar shumë futbollistë, jam bërë e bezdisshme dhe them: ‘ok nëse më refuzojnë, nuk ka gjë, le ta bëjnë’. Është puna e atillë dhe në këtë aspekt nuk ofendohem, nuk e marr personale por vazhdoj të tentoj’’, tha ajo gjatë intervistës.

Disa kohë më parë, kur ajo nisi punë në tv i është dashur të përballet me kritika të shumta sa i përket gjuhës së saj pasi nuk e fliste mirë, por sot ajo i falënderon të gjtihë ata kolegë që e kanë ndihmuar apo kanë bërë ironi për mënyrën se si ajo fliste.

Image

“Mësimi i gjuhës ka qenë shumë i vështirë në fillim. Për shkak se jam edhe shkodrane me origjinë dhe gjuha shkodrane nuk pranohet në televizion. Ishte pikë së pari e vështirë të dalloja gjuhën shkodrane dhe gjuhën letrare. Në fillim talleshin pafund me mua, një gjë shumë normale por ok.Më bëri disa momente të ndrojtur, dyshoja tek vetja, por nuk dorëzohesha. Thoja ok, rëndësi ka që të mos dorëzohem. Kisha disa kolege në punë që thonin, “Lei nuk bën për televizion.” Vetëm nga ato, dmth duhet t’i falendëroj, sepse isha në disa momente gati për t’u dorëzuar, sepse nuk e mendoja që ta vazhdoja. Pastaj thashë vetëm për shkak të atyre do ta vazhdoj karrierën, kështu që i falendëroj.”– tha ajo.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco