Arrestohet reperi i njohur ASAP Rocky, ja për çfarë u akuzua ai

Arrestohet reperi i njohur ASAP Rocky, ja për çfarë u akuzua ai

19:33, 20/04/2022

Reperi i njohur Asap Rocky është arrestuar ditën e sotme në “Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelosit” sipas 'Fox Neas Digital'.

Ai u arrestua sipas një urdhër arresti nga disa të shtëna të cilat reperi i kishte organizuar në muajin nëntor të vitit 2021.

Image

Reperi së bashku me partneren e tij Rihanna ishte larguar me një avion privat në Barbados disa ditë pasi në rrjet qarkulloi lajmi se ai e kishte tradhtuar me mikeshën dhe njëkohësisht edhe stilisten e saj, Amina Mauddi.

Rihanna, ende po qëndron e heshtur përballë këtyre thashethemeve, ndërsa Amina ka reaguar përmes disa postimeve në Instagram ku shprehet se kjo është një gënjeshtër që vjen nga gojët e liga që nuk meritojnë përgjigje apo sqarim.

“Gjithmonë kam besuar se një gënjeshtër e pabazë e përhapur në rrjetet sociale nuk meriton asnjë përgjigje apo sqarim, veçanërisht një gënjeshtër kaq e poshtër”, u shpreh ajo.

“Megjithatë në 24 orët e fundit më është kujtuar se jetojmë në një shoqëri që është kaq e shpejtë për të folur për tema, pavarësisht nga baza faktike dhe se asgjë nuk është jashtë kufijve”.

Image

Ndër të tjera thuhet se Rihanna po jeton ditët e saj më të mira dhe ende nuk e ka zbuluar gjininë e bebes që po pret.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco