‘Me Argjendin kam...’/ Alvisa Qarri sqaron një herë e mirë raportin me ish-konkurrentin e ‘Përputhen’

‘Me Argjendin kam...’/ Alvisa Qarri sqaron një herë e mirë raportin me ish-konkurrentin e ‘Përputhen’

17:40, 20/04/2022

Alvisa Qarri, ish-konkurrentja e “Përputhen’ gjatë këtyre ditëve është përfolur gjatë në mediat rozë për shkak të disa videove me Argjend Racin të cilat u bënë virale në rrjete sociale.

Ata kanë publikuar disa video në aplikacionin ‘Tik-Tok’ në të cilat Alvisa kishte vendosur një audio ku kërkonte t’i bëjë qejfin dhe të mos i bërtasë.

Image

Megjithatë, ajo ka treguar se mes tyre nuk ekziston asnjë romancë dashurie por ka vetëm një raport shoqëror.

“Me Argjendin kemi një raport shumë të mirë shoqëror. Është një djalë i respektueshëm dhe unë e respektoj shumë. Unë jam më single se kurrë dhe nuk e dija që të jesh single është kaq bukur dhe rehat. Ta dija do isha bërë kohë më parë beqare. Këto janë video funny në TikTok që i bëjnë të gjithë. Po bënim video për TikTok, nuk kisha bateri, gjeta atë zë dhe e bëmë. Jo për ngacmim. Nuk takohemi shpesh. Kishim tre muaj pa u takuar.”- tregoi ajo në një intervistë për “Shqipëria Live”.

Image

Ajo u shpreh se për momentin nuk ka asnjë partner në jetën e saj dhe shtoi: “Kisha shumë vite që nuk isha beqare. Mbi 5 vite nuk kam qenë beqare. Nuk kam patur kurrë marrëdhënie të shkurtëra.“

Sa i përket raportit të saj me Bashkimin, Alvisa ka treguar se tashmë ai kapitull është mbyllur dhe se prej disa kohësh nuk flasin më më njëri-tjetrin.

“Nuk ruaj komunikime, kemi kohë që nuk flasim. Kam shumë respekt për të, është shumë djal i mirë por aq ishte.”-tregoi Alvisa.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco