Tha se mes saj dhe Donaldit nuk ka ribashkim, Bora Zemani ndërmerr hapin e radhës

Tha se mes saj dhe Donaldit nuk ka ribashkim, Bora Zemani ndërmerr hapin e radhës

16:31, 20/04/2022

Historia e dashurisë mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt është komentuar gjatë në mediat rozë që nga përfshirja e këtij të fundit në formatin e ‘BBV’. Të dy ata janë komentuar shumë pas pas daljes së aktori nga shtëpia më e famshme në Shqipëri thuhet se ai dhe moderatorja i kanë dhënë sërish një shanc të dytë marrëdhënies së tyre.

Image

Por, në fakt nga një reagim i bërë në profilin zyrtar të Instagramit Bora ka treguar se mes tyre tashmë nuk ka më asgjë dhe se të gjitha lajmet e publikuara në rrjete sociale janë aludime.

Ajo është shprehur se nuk ka bërë asgjë për vëmendje dhe madje ditën e sotme ka hequr edhe mamanë e aktorit nga lista e personave që ajo ndiqte.

Me siguri që me këtë veprim të saj Bora ka dashur të tregojë edhe një herë raportin që ka me Donaldin duke mos krijuar aludime të kota në rrjet.

Por, ka edhe një arsye tjetër që mund ta ketë shtyer moderatorin drejt këtij veprimi. Nëna e aktorit nuk e ka ndjekur në rrjete sociale atë dhe me siguri moderatorja ka dashur të bëjë të njëjtin veprim.

Image

 

Reagim ky i cili vjen menjëherë pas statusit në Instastory ku mohonte të gjitha lajmet lidhur me të dhe aktorin.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco