'Nuk kishte kimi'/ Ish-partnerja e Ben Affleck zbulon më shumë rreth raportit të tyre

'Nuk kishte kimi'/ Ish-partnerja e Ben Affleck zbulon më shumë rreth raportit të tyre

20:08, 14/04/2022

Sienna Miller ka zbuluar se kishin “zero kimi” me Ben Affleck në “Live By Night” të vitit 2016

Ylli i “Anatomy of a Scandal” ka pretenduar se ajo “nuk mund të tërhiqej më pak” nga kolegu i saj i punës në “Live By Night” - i cili së fundmi u fejua me Jennifer Lopez - kur ata punuan së bashku në aksion-triller të 2016-s.

Në “The Drew Barrymore Show”, ajo rrëfeu: “Kishim zero kimi. Ishte histerike. Ne duhej të ishim të dashuruar. Nuk mund të ishim më pak të tërhequr nga njëri-tjetri, gjë që ishte histerike. Ai ka një kokë të madhe, unë kam një të vogël, kështu që ata do të donin të më vendosnin pak përpara tij… ai e drejtonte filmin dhe unë mezi e shikoja pa qeshur gjatë gjithë kohës”.

Aktorja 40-vjeçare këmbëngul se ajo dhe ylli 49-vjeçar i “Dead Water” ishin më shumë si vëlla e motër.

Image

Ben Affleck ishte si vëllai im në xhirime. Kurrë nuk kam qeshur kaq shumë në jetën time. Dua të them, kjo tingëllon si gjë qesharake për t'u thënë por në fakt është e vërtetë”, është shprehur aktorja.

Diku tjetër në intervistë për New Yorker - Miller, e cila ka vajzën nëntëvjeçare Marlowe me Tom Sturridge - pretendoi se fqinji i saj i famshëm, legjenda e ndjerë e muzikës David Bowie, “nuk e kishte shumë në qejf atë” pasi apartamenti i tij u përmbyt kur ajo organizoi një festë për Halloween.

Mbaj mend se e mashtrova dikë për të ma dhënë atë apartament të jashtëzakonshëm, që ishte si hangar aeroporti, nuk kishte gjë në të, mezi e gjeja dyshekun në dysheme”.

“Pata një festë për Halloween në këtë apartament, dhe dikush përmbyti banjën, e cila më pas përmbyti edhe apartamentin e David Bowie, kështu që atij nuk i pëlqeu edhe shumë”, ka thënë Sienna.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco