Miley Cyrus tha se ajo dhe ekuipazhi i saj janë mirë dhe të sigurt pasi një aeroplan me të cilin po shkonin në Paraguai për një koncert u godit nga rrufeja dhe u detyrua të bënte një ulje emergjente.
“Për fansat e mi dhe të gjithë të shqetësuar pasi dëgjuan për fluturimin tim në Asuncion. Avioni tonë e zuri një stuhi e madhe e papritur dhe u godit nga rrufeja”, postoi ajo në Instagram herët të mërkurën (23 mars).
“Ekuipazhi im, grupi, miqtë dhe familja ime që të gjithë udhëtonin me mua janë të sigurt pas një ulje emergjente. Fatkeqësisht nuk mundëm të fluturonim në Paraguaj. Ju dua”, shkroi tutje Cyrus.
Sapo ajo postoi në rrjetet sociale, postimi i saj u vërshuan nga lutjet dhe urimet e miqve dhe fansave, shkruan PageSix.
Cyrus ka performuar në të gjithë Amerikën e Jugut si pjesë e turneut të saj “Miley Live”.
Ndërsa tani, këngëtarja e “Wrecking Ball” pritet të performojë në Lollapalooza Brazil më 26 mars.
Ndërkohë edhe disa ngjarje kulturore, përfshirë Machine Gun Kelly, u anuluan për shkak të motit të keq në vend.
© SYRI.net