Capital T prezanton veturën e tij luksoze të markës 'Ferrari'

Capital T prezanton veturën e tij luksoze të markës 'Ferrari'

10:57, 15/03/2022

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ai ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Kapo është i njohur edhe për stilin e tij të jetesës, mjaft luksoz, që vjen si rrjedhojë e të hyrave të mira nga muzika dhe biznesi.

 

Së fundmi, reperi i hitit “Magji” ka prezantuar për fansat veturën e tij luksoze të tipit “Ferrari”.

Në mbishkrimin e fotografisë, 30-vjeçari shkroi: “701 kuaj fuqi duke u endur rrugëve”, duke dashur kështu të theksojë fuqinë e veturës së tij luksoze nga marka e famshme italiane.

 

Përndryshe, reperi po vazhdon të shijojë suksesin e dy këngëve të tij më të fundit, “Për ty” dhe “Dy zemra”, të cilat i solli të përmbledhura në një volum të vetëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco