Maluma ndez skenën në sheshin 'Nënë Tereza' në Tiranë (Video)

Maluma ndez skenën në sheshin 'Nënë Tereza' në Tiranë (Video)

22:52, 14/03/2022

Me rastin e Ditës së Verës në Shqipëri, sonte (14 mars) ka performuar artisti me famë botërore, Maluma.

Ashtu siç pritej, për ta ndjekur nga afër yllin kolumbian ishin mbledhur një numër i madh i fansave në sheshin “Nënë Tereza” të Tiranës.

Maluma ka performuar disa prej hiteve të tij më të njohura, teksa në skenë u ngjit bashkë me ekipin e valltareve.

Për koncertin e natës së sotëm, Maluma fillimisht në seknë doli i veshur me një xhaketë me ngjyrë të gjelbër dhe bluzë të zezë të kombinuar me pantallona gri me shkëlqim, ndërsa përshtati dukjen me një palë syze të bardha dielli, për të ndryshuar gjatë mbrëmjes edhe veshje të tjera.

Me një përformanca energjike në skenën, duke kënduar e vallëzuar edhe publiku bashkë me të, Maluma mbylli një tjetër performancë të suksesshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco