A është në lidhje Yll Limani?

A është në lidhje Yll Limani?

11:26, 03/03/2022

I njohur për tekstet e tij tejet romantike dhe të ndjera, Yll Limani nuk ka zbuluar kurrë sa i përket lidhjeve të tij të dashurisë dhe frymëzimit për këto këngë.

I ftuar së fundmi në “Pardon my french”, ai ka treguar se jetën private e mban të mbyllur hermetikisht dhe për këtë ka një arsye.

“Normalisht që jeta personale ka qenë gjithmonë e mbrojtur hermetikisht, jam i turpshëm për të folur për këtë situatë. Edhe njerëzit janë të lidhur shumë emocionalisht me muzikën time. Po të them që jam në një lidhje dhe bëhet publike, do mendojnë njerëzit që tërë kohën po i shkruaj asaj, prandaj e kam ruajtur gjithmonë,” u shpreh ai.

Mes tjerash Ylli foli edhe për situatën momentale në Ukrainë duke thënë se po përpiqej ta përjetonte sa më pak, ndërsa tregoi se kur është bërë lufta në Kosovë ai ka qenë shumë i vogël.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco