Reperi nga Maqedonia: Nuk e di pse shqiptarët kapen tek këngët me tekst banal

Reperi nga Maqedonia: Nuk e di pse shqiptarët kapen tek këngët me tekst banal

09:23, 03/03/2022

Në emisionin “Shqipëria Live” është folur për tekstet muzikore që përcjellin gjuhë seksiste. Reperi nga Tetova, i njohur me emrin e artit S4MM u shpreh se ka sjellë dhe projekte muzikore që i dedikohen dashurisë, por publiku pëlqen më shumë tekstet banale.

“Unë mendoj se tek kjo këngë është emocioni dhe adrenalina që i bën fjalët të rënda de të kapin vëmendje më shumë. Ndoshta hip hop e ka atë mënyrë. Që në fillim, zhaneri nuk ka qenë për komercial.

Muzikën më të famshme timen e ka titullin “Dashuri” por nuk e di pse shqiptarët kapen tek këngët me tekst më banal. Jam bërë i njohur me këngën “Medelina” që është në Kolumbi dhe është bërë kokaina”, tha S4MM.

I pyetur nëse ekziston perceptimi që nuk je i kohës nëse nuk bën klip me vajza të zhveshura, drogë ose armë, reperi tha:
“Mund të bëhesh hit edhe pa i folur këto gjëra, por shumica e të rinjve që bëjnë hip hop shkojnë në këtë rrugë se është më e lehta.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco