Julia Fox ‘pa doreza’: Lidhja me Kanye West ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur

Julia Fox ‘pa doreza’: Lidhja me Kanye West ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur

22:17, 02/03/2022

Pas ndarjes përfundimtare nga Kim Kardashian, e cila po shijon lidhjen me Pete Davidson, Kanye West nisi një romancë dashurie me Julia Fox. 

Por më pas kjo romancë përfundoi shumë shpejt.

 

Julia së fundmi ka folur për romancën e saj të shkurtër me Ye. Ajo thotë se takimi me Kanye ishte “gjëja më e mirë që mund ti kishte ndodhur”.

“Ishte gjëja më e mirë që mund të më kishte ndodhur”, u shpreh Fox.

 

Sipas saj, takimi me Ye ishte “si të goditja një buton rivendosjeje. 

Ajo solli një shkëndijë përsëri në jetën time që e kisha harruar disi”.

 

Dyshja u takuan për herë të parë në Miami gjatë një feste të Vitit të Ri. 

Ata u fotografuan më pas në qytetin e Nju Jorkut, ku shijuan një natë takimi, duke parë një produksion të Slave Play dhe duke darkuar në Carbone.

 

Për sa i përket jetës private momentalisht ajo tha se është “shumë e zënë” për të ndërtuar një marrëdhënie të re tani.

Sa i përket marrëdhënies së saj pas ndarjes me West, Fox tha se ata janë në marrëdhënie të mira, duke thënë: “Ne jemi ende miq, po”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco