Grupi i njohur muzikor padit këngëtaren Dua Lipa, zbardhet akuza

Grupi i njohur muzikor padit këngëtaren Dua Lipa, zbardhet akuza

21:38, 02/03/2022

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa po përballet me një çështje ligjore pasi është akuzuar nga grupi i muzikës reggae, “Artikal Sound System” se kënga e saj hit e vitit 2020 “Levitating” është kopje e këngës së tyre “Live Your Life” e lançuar në vitin 2017.

 

Siç raportohet nga “TMZ”, një padi është ngritur në gjykatën e Los Anxhelosit për këngëtaren dhe labelin e saj Warner për shkelje të të drejtave të autorit.
Nga ana tjetër grupi i njohur muzikor është duke kërkuar çdo fitim të bërë nga suksesi i këngës ‘Levitating’.

 

Edhe pse padia përmban pak detaje rreth asaj se si dhe pse ajo dyshohet se i ka kopjuar ata, thuhet se të dy këngët janë të ngjashme, por nuk duhet përjashtuar fakti që hiti i Dua Lipës mund të jetë krijuar edhe në mënyrë të pavarur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco