A ka shanse për një rikthim mes Borës dhe Donaldit? Përgjigjet Semi

A ka shanse për një rikthim mes Borës dhe Donaldit? Përgjigjet Semi

20:17, 02/03/2022

Mbrëmë u transmetua episodi i tretë e “Post Big Brother VIP”, ku u diskutua për lidhjen e dashurisë mes Donaldit dhe Bora Zemanit.

Semi ishte ajo e cila diskutoi rreth këtij raporti.

Shoqja e ngushtë e Bora Zemanit ka deklaruar se kjo e fundit dha një sinjal të madh në momentin që pranoi ta takonte Donaldin, me të cilin shkëmbeu edhe puthjen në buzë.

Sipas saj, Donaldi nuk kishte nevojë për sinjal tjetër sepse ishte e dukshme ndjenja.

“Sinjali më i madh ishte që erdhi, dhe fakti që erdhi pavarësisht se jo për atë, por pranoi ta takonte tregonte shumë. S’besoj se duhet të kishte sinjal më të madh për të treguar dashurinë që kishte. Se Bora nuk bënte gjë publike”, deklaroi Semi në “Post Big Brother VIP”.

Sa i përket një rikthimi të mundshëm mes tyre, ajo u shpreh: Nuk ka shpresa. Unë jam shumë pro dashurisë. Mënyra se si i bëri gjërat ishte pak e shëmtuar. Mund të zgjidhte të thoshte se këtu brenda po filloj të ndjej për dikë tjetër.

Marrëdhënia e Borës dhe Donaldit ishte kryefjala e këtij “Big Brother VIP”, madje kjo morri shikueshmëri edhe më të madhe pasi Donaldi krijoi lidhje me Beatrixën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco