Bella Hadid ‘ndez’ 'Javën e Modës' në Milano/ Parakalimi i supermodeles elektrizon sallën

Bella Hadid ‘ndez’ 'Javën e Modës' në Milano/ Parakalimi i supermodeles elektrizon sallën

18:47, 26/02/2022

Bella Hadid ka shkëlqyer në shfaqjen Ports 1961 në Milano, në “Javën e Modës”.

Supermodelja, 25-vjeçe, ndezi pasarelën, gjatë parakalimit të saj në pasarelë me një fund të shkurtër ngjyrë argjendi, i cili përmbante një panel të zi dhe një gjerdan të trashë.

Ajo shpejt bëri një ndryshim të bujshëm të veshjes në një mini fustan të zi, ‘nude’ dhe krem ​​në tre ngjyra, ndërsa plotësoi pamjen e saj me çizme lëkure me lidhëse deri tek gjuri.

Duke ndezur një stuhi për shikuesit, motra e Gigi Hadid ngriti temperaturat teksa kaloi nëpër pasarelë.

Ajo është shoqëruar nga i dashuri i saj Marc Kalman për udhëtimin e saj në kryeqytetin e modës italiane, ndonëse Bella tenton ta mbajë lidhjen e tyre private.

Bella dhe drejtori i artit janë në lidhje që nga viti i kaluar pas ndarjes së saj nga The Weeknd në 2019.

Lidhaj e tyre u bë publike korrikun e kaluar, kur ajo postoi një foto të saj dhe Marc duke u puthur në Kanë.

Thuhet se ata e kanë vazhduar romancën në Nju Jork në mes të pandemisë së koronavirusit, duke u siguruar me ngulm që të mos kapeshin kurrë bashkë.

Bella ka bërë emër në botën e modelingut gjatë disa viteve të fundit.

Në fillim të karrierës së saj në vitin 2016, Bella u votua Modelja e Vitit nga profesionistët e industrisë.

Ky ishte i njëjti vit që ajo mori pjesë në shfaqjen e saj të parë të modës Victoria’s Secret.

Nuk është për t’u habitur që Bella ka arritur një famë superstar, duke ndjekur gjurmët e nënës së saj, Yolanda Hadid dhe motrës Gigi. Ylli i “Real Houseëives of Beverly Hills”, Yolanda ishte një modele kryesore në vitet ’80 dhe ’90 dhe e futi Gigi-n në modeling kur ajo ishte vetëm dy vjeç.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco