E merrni dot me mend sa ka kushtuar jahti më i ri i David Beckham?

E merrni dot me mend sa ka kushtuar jahti më i ri i David Beckham?

17:39, 26/02/2022

David Beckham , duket se po shijon jetën teksa është fotografuar të premten  në një supër jaht me vlerë 5milionë paund në Miami,  ndërsa ishte duke konsumuar dhe një gotë verë. 

46-vjeçari ishte nën praninë e fëmijëve të tij dhe mikut të ngushtë, Dave Gardener, 10 vjeç, ndërsa ishin duke u kthyer në jahtin 93.5 metra, të quajtur ‘Seven’.
Në verë, Davidi u pa në selinë e një kantieri detar italian Ferretti në Forli, ku ka parë disa jahte dhe tani futbollisti po shijon jahtin e tij më të ri me familjarët.

Një burim i tha The Sun: “David shikoi disa jahte gjatë verës dhe ndihmoi vetë në projektimin e varkës dhe ka qenë jashtëzakonisht i kujdesshëm me gjithçka.

Nuk është një super-jaht i stilit oligark, por është sipas standardeve të kujtdo. Ai u frymëzua pas pushimeve me Elton John dhe David Furnish në varkën e tyre.

Do të ketë një zonë ku fëmijët do të zhyten në ujë dhe anija do të jetë një bazë e shkëlqyer për të gjithë familjen Beckham që të ketë pushime magjike jashtë vendit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco