Shqipëria do të përfaqësohet në “Eurovision 2022” nga këngëtarja e njohur, Ronela Hajati e cila u shpall fituese e e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Kënga përfaqësuese mban titullin “Sekret” dhe prej javësh ka nis realizimi i klipit të saj, në të cilin Ronela vjen tejet e veçantë në dukje.
Ndërkohë, tashmë ky projekti është drejt finalizimit dhe pritet të lansohet më katër mars, kështu ka bërë të ditur vetë këngëtarja në një postim në Instagram.
“Shqipëri po vjen, katër mars-Sekret, jam e entuziazmuar”, ka shkuar Ronela në mbishkrimin e postimit.
Kujtojmë që “Eurovision 2022’ do të mbahet mes datave 10 dhe 14 majit në Torino të Italisë, ndërkohë Shqipëria do të performojë në natën e parë të festivalit.
© SYRI.net