Të dy i ka miq, por, Adriana shpërthen keq ndaj Dagzit i cili kritikoi Ariolën

Të dy i ka miq, por, Adriana shpërthen keq ndaj Dagzit i cili kritikoi Ariolën

19:22, 17/01/2022

Gjatë një bisede me Einxhelin, Dj Dagz është shprehur se Arjola nuk ka bërë dhe nuk bën asgjë brenda “BBVIP”.

“Arjola këtu asgjë nuk ka bërë. Prej që kur ka hyrë, kurrë në jetë nuk di që ka bërë një debat, përveç debatit me Donaldin”, ka thënë ai.

Kjo nuk është pritur mirë nga shoqja e ngushtë e Arjolës, Adriana Matoshi. Aktorja e ka publikuar videon e këtij momenti në Instastory dhe i është drejtuar Dagzit me ironi: Edhe pse ditë e diel, sapo dola nga mbledhja e grupit dhe vendosëm që pas daljes së Dagzit nga BBV, menjëherë ta angazhojmë si teoricient për Shqiptarinë.

Më tej ajo ka shkruar:

“Po thonë çka ka bo Arjola në Big Brother?? Qe: 1. E merr çdo sfidë dhe e kalon gjithmonë me sukses 2. E para në kuzhinë 3. E para në higjienë 4. Këndon, aktron 5. E fortë më shumë se krejt ata burra aty mrena 6. Psikologe që krejt banorët e gjejnë mbështetjen te ajo 7. E vetmja banore që nuk ka thyer as edhe një rregullore aty 8. Debaton me nivele të larta dhe nuk bie pre e askujt 9. Ka dhënë mesazhe të forta dhe motiv për gratë që janë jashtë. 10. E vetmja që e ka mbajt shoqninë prej fillimit e deri sot”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco