Kanye zbulon se si iu ndalua hyrja në ditëlindjen e vajzës, por ia arriti të futet falë Kylie

Kanye zbulon se si iu ndalua hyrja në ditëlindjen e vajzës, por ia arriti të futet falë Kylie

17:37, 17/01/2022

Kanye West ka arritur të futet në ditëlindjen e katër të vajzës së tij, Çikago.

Reperi përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se fillimisht atij i është ndaluar të jetë pjesë e festës por falë Kylie Jenner dhe Travis Scott ai mësoi vendndodhjen dhe kohën dhe shkoi atje për të festuar bashkë me vajzën e tij.

Fillimisht ai u ndalua nga rojet e sigurisë por këtë e arriti falë ndihmës së çiftit, të cilin e falenderoi publikisht pas festës.

“Më duhet ta falënderoj mikun tim, Travis Scott, që ma dërgoi adresën dhe orën kur do të mbahej festa e ditëlindjes së vajzës sime Chicago dhe vajzës së tij Stormi, duke u siguruar kështu që të kisha mundësi ta kaloja këtë kujtim të bukur me fëmijët e mi. Isha aty me familjen dhe pata mundësi t’i takojë të gjithë. Kylie ishte ajo e cila ma mundësoi hyrjen brenda, sepse u sigurimi më ndaloi”.

Edhe pse thuhet se nuk kishte asnjë ‘skenë’ mes çiftit të divorcuar, një burim i tha The Sun të dielën se ata mbanin distancë gjatë gjithë festës.
Në anën tjetër të dy tashmë kanë vazhduar jetën e tyre larg njëri-tjetrit, ndërsa po shijojnë romanca të reja dashurie, Kim me Pete Davidson, ndërsa Kanye me Julia Fox.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco