Ja cila është ‘ana e errët e famës’ sipas Georgina Rodriguez

Ja cila është ‘ana e errët e famës’ sipas Georgina Rodriguez

17:06, 17/01/2022

Georgina Rodroguez duket se së shpejti do të publikojë në “Netflix” dokumentarin e saj të parë lidhur me jetës private.

Modelja është kthyer nga një e panjohur në një emër të famshëm brenda showbizit botëror me afro 30 milion ndjekës.

Rreth pesë vite e gjysmë më parë ajo u takua me sulmuesin e  Manchester United, Cristiano Ronaldo.

Bukuroshja me origjinë argjentinase, e bija e një trafikanti të dënuar droge i cili u rrit në qytetin spanjoll të Pirenejve, Jaca, do të zbulojë detaje të reja të jetës së saj të begatë në një serial dokumentar të Netflix më 27 janar të quajtur ‘Soy Georgina ‘

Ajo postoi klipe të reja të gjashtë-pjesëve në rrjetet e saj sociale të shtunën, ku ajo shihet duke qëndruar jashtë bllokut të banesave me pamje të zymtë me grafiti, i cili mendohet të jetë vendi që ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së saj.

Në të ajo thotë: “Ëndërroja të kisha një Princ simpatik në krah dhe sot e kam.Falë dashurisë, jeta ime tani është një ëndërr. Është shumë e rëndësishme të mos harrosh se nga vjen. Unë e di se si është të kesh asgjë dhe e di se si është të kesh gjithçka.”,- thotë ajo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco