Si nisi e si përfundoi ‘sherri’ mes Einxhel dhe Stresit?

Si nisi e si përfundoi ‘sherri’ mes Einxhel dhe Stresit?

15:09, 17/01/2022

Einxhel Shkira moderatorja që po vazhdon rrugëtimin brenda shtëpisë së Big Brother VIP, konsiderohet njëra ndër lojtaret më të forta të këtij edicioni.

Einxhel përveq lojës së saj në shtëpinë e famshme tashmë ka javë që ka filluar lidhjen e saj me Dj nga Kosova, Dj Dagz.

Të marten që lam pas Einxhel ishte në nominim bashkë me Dagz-in dhe Ilirin, ku ajo u eliminua por fati i buzëqeshi pasi bileta e kthimit qëndronte në duart e saj.

Por moderatorja nuk është e fortë vetëm brenda shtëpisë, ajo edhe para se të bëhej pjesë e saj kishte të bënte me situata shumë të forta.

Për më shumë se një vit apo saktësisht në dhjetor të 2020, ajo u përfshi në një sherr goxha të madh me reperin e njohur shqiptar, Stresin.

Në dhjetor të atij viti, në Tiranë ndodhi një vrasje ndaj një të riu 25 vjeçar Klodjan Rasha. Stresi ishte ai që kishte organizuar një protestë për të kërkuar drejtësi ndaj këtij rasti.

Por kjo protestë pati rezultuar me pasoja të mëdha ku Tirana u përball me trazira dhe pësoi shumë dëme.

Pas këtyre trazirave ishte moderatorja Einxhel Shkira që pati reaguar kështu duke filluar ky sherr mes saj dhe reperit.

Moderatorja shprehu qëndrimin e saj lidhur me protestën për vrasjen e 25 vjecarit, ku kishte thënë se shkatrrimi i qytetit nuk është mënyra më e duhur për të kërkuar drejtësi. Madje ajo ishte shprehur gjithashtu se drejtësia kërkohet çdo ditë të jetës dhe jo duke e shfrytëzuar atë për interesa personale.

‘Nuk dal në protestë për të shkatrruar qytetin tim, protestën e bëj cdo ditë të jetë sime duke qenë e drejtë duke mos e komprementuar njerzllikun tim me interesat personale. Ska nevojë të dilni në shesh për atë djalë të shkretë e as të kacafyteni me policët por mblidhni forcat për fillimet e reja, e mos u kujtoni vetëm sot për padrejtësit por luftoni cdo ditë ditë kundra tyre, mos bëni corrin, shurdhin dhe të indinjuarin vetëm një here në vit’, kishte shkruar Einxhel në një postim në Instagram.

Image
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco