Prezantuesi i përfolur i 'Oscars' do të bëhet një arsye më shumë për ta ndjekur eventin

Prezantuesi i përfolur i 'Oscars' do të bëhet një arsye më shumë për ta ndjekur eventin

15:01, 12/01/2022

Aktori i mirënjohur dhe i dashur për publikun Tom Holland thuhet se është në garë për të qenë prezantuesi i ceremonisë “Oscar 2022”, gjithmonë nëse evenimenti do të organizohet sipas planifikimeve.

Të martën, më 11 janar, u njoftua se “Oscars 2022” do të ketë një prezantues për herë të parë që nga viti 2018.

Shfaqja e e çmimeve ka mbetur pa moderues gjatë viteve të fundit, pas një polemike të krijuar lidhur me postimet e vjetra homofobike të prezantuesit Kevin Hart në “Twitter” dhe shakat e kritikuara të tij.

Kështu, sipas “The Hollywood Reporter”, akademia e çmimeve “Oscar” në fakt tashmë ka arritur tek zgjedhja e tyre e parë: Tom Holland.

Rikujtojmë se aktori Tom Holland ka qenë pak skeptik lidhur me një prezantim të mundshm, pasi, i pyetur fillimisht ai tha: “Ndoshta në të ardhmen, por sinqerisht, jam shumë i zënë tani. Më pëlqen kjo lloj gjëje. Më pëlqen të vihem nën presion dhe të bëj gjëra që nuk ndihem rehat t’i bëj.”

Nuk u desh shumë që aktori të ndërrontë përgjigjjen e tij, për të shfaqur një entuziasëm të madh.

“Ju po më pyesni për “Oscars”. Ju jeni personi i parë që e përmend këtë . Sigurisht që unë do të moderoja “Oscars”!”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco