Big Brother, Big Brother, Big Brother!!! S’flet kush më për realitetin shqiptar me vrasje e dhunë çdo ditë

Big Brother, Big Brother, Big Brother!!! S’flet kush më për realitetin shqiptar me vrasje e dhunë çdo ditë

15:04, 12/01/2022 Nga E.H

Zakonisht jemi mësuar të shohim se si televizionet i bëjnë konkurrencë njëra-tjetrës, përmes emisioneve, tendencës së ekskluzivitetit e sjelljeve të risive në programacion.

Por, së fundmi në një televizion shqiptar po e vërejmë konkurrencën e brendshme, e shfaqur publikisht, sa i përket shikueshmërisë.

Fjala është për Top Channel dhe dy realityshout e saj, Big Brother VIP dhe Përputhën.

Nëse derisa para se të niste BBV, Përputhen ka qenë emisioni më i shikuar i këtij televizioni, ky emisioni tani më nuk e ka atë vëmendje të publikut.

Pra, nëse dikur është diskutuar vetëm për ‘Përputhen’, tash krejt fokusi është të ecuria e jetesës së banorëve, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri e Kosovë.

Mirëpo, siç duket, produksioni i Përputhën nuk e pranon dot idenë që u ka rënë shikueshmëria.

Edhe pse e përmendin në çdo puntatë që ata ndiqen shumë e komentohen, klikimet në Youtube, por, edhe bisedat e njerëzve po e thonë të kundërtën.

Sipas kësaj, i bie që konkurrenca në fakt është brenda emisioneve në të njëjtin televizion.

Edhe tendenca për t’i rikthyer konkurrentët e vjetër të Përputhën, Anën dhe Mevlanin, që kanë qenë konkurrentët më të zhurmshëm të sezonit të kaluar, nuk i ka ‘dhezur’ fare autores Olsa Muhametit, për t’ia rikthyer famën emisionit të saj.

Një gjë e tillë vërehet lehtë edhe në portalet shqiptare.

Nëse dikur çdo i dyti lajm në rubrikat rozë ka qenë me protagonistë të Për’puthën, tashmë kjo qasje ka ndryshuar.

Thuajse në secilin portal që klikojmë, shohim vetëm emra VIP-ash, si Donaldi, Beatrix, Arjola, Ilir, DJ PM e Dagz, të cilët po prodhojnë tituj bombastik, me ngjarjet e tyre brenda e jashtë BBV.

Gjithë kjo vëmendje, ka ndikuar edhe te emrat e tjerë të shoubizit pasi, emrat e tyre shumë më rrallë po i shohim në portale, edhe nëse dalin, dalin sepse komentojnë ngjarjet brenda BBV-së.

Madje, as ngjarjet politike, ekonomike e sociale nuk po arrijnë të marrin vëmendje, aq sa po marrin lajmet e Big Brother VIP Albania.

Ka ditë që në medie raportohet për vrasje në familje, aksidente, dhunime e zhdukje te personave, por, këto tema nuk është së diskutohen, aq sa diskutohet një puthje apo një ndarje mes Beatrix e Donaldit.

Me gjithë këtë pompozitet që kanë marrë realityshout, kuptojmë edhe njëherë se për çka është e etur audienca shqiptare që të shoh në televizor!!!

Po ashtu, nga kjo kuptojmë në fund fare, fitues del vetëm televizioni që merr miliona euro nga reklamat e shikushmeritë në kanalet në Internet.

Sidoqoftë, ‘rrofshin’ këto emisione e këto ide, që na mbushin me iluzione e të merremi me jetën e të tjerëve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco