Beniada ka disa fjalë pas debatit të Beatrix dhe Donaldit

Beniada ka disa fjalë pas debatit të Beatrix dhe Donaldit

14:19, 12/01/2022

Në shtëpinë e “Big Brother VIP”, situatat janë tensionuar shumë midis çiftit Beatrix dhe Donald, të cilët duken se janë afër ndarjes.

Kjo situatë arriti kulim e saj, kur Beatrix shprehu në dhomën e rrëfimit se ndihej se Donaldi nuk ishte si në fillimet e tyre dhe gjërat kishin ndryshuar shumë.

 

Ndërkohë, Donaldi u shpreh se veprimet e Trixës i kanë shkaktuar shumë bezdisje.

Kështu, gjatë ditës së sotme, aktori i humorit ka biseduar me Beniadën lidhur me këtë situatë.

 

Ajo e ka këshilluar duke i thënë se me një vajzë si Beatrix duhet të ketë kujdes, pasi është shumë e ndjeshme dhe duhet të sillet si një psikolog.

“Mos flit me të tjerët për gjërat e tua personale me Trixën. Kur ka diçka, kape Trixën direkt veç dhe pyete ‘Pse je kështu?’, ‘Pse je mërzitur?’, ‘Hajde flasim bashkë’. Ose kape në fillim fare me shaka për ta ç’dramatizuar, pastaj nise bisedën e thellë.

 

Ajo është shumë e ndjeshme dhe shume sensitive, duhet të bësh pak psikologun me të”- i tha Benidada Donaldit.

Nga ana tjetër, Donaldi dukej i shqetësuar, duke këmbëngulur se ishte munduar me Beatrix por edhe ai “ka nevojë për psikolog” për vete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco