Si po ecin gjërat mes Britney Spears dhe familjes së saj

Si po ecin gjërat mes Britney Spears dhe familjes së saj

13:58, 12/01/2022

Jamie Lynn Spears e ka trajtuar përçarjen e saj me të motrën Britney Spears, në një intervistë në emisionin “Good Morning America”.

“Unë e dua motrën time”- tha 30 vjeçarja mes lotësh.

 

Jamie Lynn po flet tani meqenëse libri i kujtimeve të saj do të publikohet më 18 janar.

Megjithatë, libri del pikërisht në momentin që ish-ylli i Nickelodeon dhe prindërit e saj po përballen me pretendimet për sjellje abuzive ndaj Britney Spears.

 

Ikona e popit, e cila u lirua në nëntor nga kontrolli që ushtronte i ati ndaj saj për 13 vjet, tha në një seancë dëgjimore në qershor, se ajo madje donte të padiste familjen e saj.

Intervista e Jamie Lynn Spears, në “Good Morning America” është intervista e saj e parë televizive për motrën e saj Britney.

 

Jamie Lynn, në veçanti, u kritikua se nuk foli publikisht për motrën e saj, ndërsa ajo ishte nën kufizime ligjore ose nuk ndihmoi në promovimin e lëvizjes “#FreeBritney”.

Megjithatë ajo tha: “Unë mendoj se është jashtëzakonisht e qartë që nga dita kur linda se kam dashur, adhuruar dhe mbështetur vetëm motrën time”, tha Jamie Lynn me një ton të frustruar.

 

“Nuk më intereson nëse ajo dëshiron të ikë në një pyll tropikal dhe të ketë një milionë fëmijë në mes të askundit, ose nëse dëshiron të kthehet dhe të dominojë botën siç e ka bërë shumë herë më parë, sepse unë nuk kam asgjë për të fituar ose humbur në çdo mënyrë”.

Sapo Britney rifitoi kontrollin e plotë të rrjeteve të saj sociale, këngëtarja i la fansat e saj të kuptonin ndjenjat e saj të vërteta në lidhje me motrën e saj më të vogël.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco