Del autopsia e yllit të ekranit, a u gjet provë e abuzimit me substanca narkotike siç dyshohej?

Del autopsia e yllit të ekranit, a u gjet provë e abuzimit me substanca narkotike siç dyshohej?

11:51, 12/01/2022

Vdekja e komendianit dhe yllit të ekranit Bob Saget ka tronditur fansat e shumtë të tij dhe opinionin në mbarë botën.

Ditën e sotme janë publikuar detaje nga autopsia e përfunduar.

“Një autopsi është kryer sot në mëngjes në Robert Lane Saget. Z.Saget është një mashkull 65-vjeçar, i cili u gjet pa shenja jete në dhomën e tij të hotelit”, tha Joshua Stephany, krye ekzaminuesi mjekësor i qarqeve Orange dhe Osceola.

“Shkaku dhe mënyra e vdekjes janë në pritje të studimeve dhe hetimeve të mëtejshme. Për momentin, nuk ka asnjë provë të përdorimit të drogës ose ndonjë lojë të keqe”, tha Stephany.

Një zëdhënës i zyrës së sherifit tha më parë për Fox News se iu përgjigjën një telefonate në Ritz-Carlton Orlando pas orës 16:00 dhe e gjetën Saget të pavetëdijshëm në një dhomë hoteli.
Thirrjes iu përgjigj edhe Departamenti i Shpëtimit nga Zjarri i Qarkut Orange.

“Jemi të shkatërruar që të iu konfirmojmë se Bobi ynë i dashur ndërroi jetë sot”, tha familja Saget për komedianin që luajti Danny Tanner në “Full House” dhe “Fuller House”.

“Ai ishte gjithçka për ne dhe ne duam që ju të dini se sa shumë i donte fansat e tij”.

I njëjti ka lënë pas bashkëshorten dhe tri vajzat e tij të rritura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco